Përshkrimi i projektit

Projekti: Pellgu Ujëmbledhës i Liqenit të Shkodrës – Një Rezervë Biosfere Ndërkufitare
Nr. i referencës: CFCU/MNE/222
Programi: Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mal i Zi dhe Shqipëri

Vlerat e larta të biodiversitetit të pellgut ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës, i cili ndahet midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, janë konfirmuar brenda statusit të tij kombëtar dhe ndërkombëtar të mbrojtjes. Megjithatë, përkundër vlerave të larta natyrore dhe mbrojtjes, zona kërcënohet ndjeshëm nga zhvillimi i shpejtë i paqëndrueshëm, aktivitetet e paplanifikuara dhe të paligjshme dhe mungesa e menaxhimit të integruar ndërkufitar dhe vlerave të përbashkëta për planifikim të përbashkët. Duke kuptuar se nevojiten masa urgjente për harmonizimin e ruajtjes dhe zhvillimit, duke përfshirë palët e interesuara të zonës në planifikim dhe menaxhim, vendet kanë filluar përcaktimin e zonës si zonë UNESCO në kategorinë Rezervë Biosfere Ndërkufitare.

Projekti synon të sjellë ndikim pozitiv në ekosistemin e rëndësishëm ndërkufitar të ndarë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi për të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme dhe bashkëpunuese zonën në dobi të komuniteteve dhe të vetë natyrës, gjithashtu në përputhje me kushtet e Programit të UNESCO-s për Njeriun dhe Biosferën.

Objektivat specifikë të projektit janë:

  1. Të nxisë bashkëpunimin për përcaktimin e Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës si zonë UNESCO Rezervë Biosferë Ndërkufitare dhe
  2. Të përmirësojë objektivat e ruajtjes së biodiversitetit dhe monitorimin e statusit ekologjik dhe kërcënimeve në kufijtë e zonës UNESCO Rezervë Biosferë Ndërkufitare të cilat do të arrihen duke zhvilluar aksione restaurimi dhe duke blerë pajisje të reja monitorimi për autoritetet e zonave të mbrojtura.

 

Rezultatet e parashikuara të projektit janë: Mali i Zi dhe Shqipëria dorëzojnë në UNESCO dosjen e  nominimit të Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës si Rezervë Biosferë Ndërkufitare; Grupet e interesit dhe popullsia lokale kanë kapacitet për të marrë pjesë dhe për të mbështetur nominimin e Liqenit të Shkodrës si Rezervë Biosferë Ndërkufitare; Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Shkodër dhe zyra e Parqeve Kombëtare në Podgoricë pajisen me mjete për të rritur frekuencën dhe shtrirjen e ruajtjes dhe monitorimit.

Shtrirja gjeografike përfshin zonën ndërkufitare të pellgut ujëmbledhës të liqenit të Shkodrës. Duke përfshirë këto bashki në Mal të Zi: Podgoricë; Tuzi; Zeta; Cetinje; Danilovgrad; Tivari dhe Ulqini; dhe këto bashki në Shqipëri: Shkodër; Malësia e Madhe.

Projekti filloi në 1 Shkurt 2023 dhe do të zgjasë 30 muaj. Ai financohet nga programi ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014 -2020 (CBC 2014-2023), Instrumenti i Asistencës së Para-aderimit Europian (IPA II).

Aktivitetet e projektit: një listë e aktiviteteve të projektit jepet më poshtë dhe aktivitetet e pjesëmarrjes dhe konsultimit janë të shënuar me yll *:

  • Konferenca “Kick Off”, event i përbashkët*
  • Hulumtimi dhe rishikimi i dokumenteve ekzistuese për vlerësimin e mangësive dhe mundësive të rëndësishme për emërimin e Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës si Rezervë Biosferë Ndërkufitare
  • Dy workshope të përbashkëta të palëve të interesuara për të zhvilluar fushëveprimin, vizionin, objektivat dhe aspektet ndërkufitare si kushte për emërimin e Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës si Rezervë Biosferë Ndërkufitare *
  • Gjashtë workshope kombëtare të palëve të interesuara për të zhvilluar elementet funksionale si kusht për të emëruar Pellgun Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës si Rezervë Biosfere Ndërkufitare *
  • Draftimi – konsultimi – finalizimi i dosjes së nominimit kombëtar dhe ndërkufitar për të emëruar Pellgun Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës si Rezervë Biosferë Ndërkufitare *
  • Dorëzimi zyrtar i dosjes së nominimit për të propozuar Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës si Rezervë Biosferë Ndërkufitare
  • Dy seminare shkëmbimi për transferimin e njohurive dhe për rrjetëzimin midis aktorëve të interesit në fushën e Rezervës së Biosferës, aktivitetet dhe/ose mandatet e të cilëve lidhen drejtpërdrejt me përdorimin e burimeve natyrore të ngjashme me vendet e BE-së*
  • Dy anketime të qytetarëve dhe një fushatë informuese
  • Konferenca përfundimtare dhe panair kulturor në natyrë – për të promovuar traditën dhe natyrën dhe për të bërë deklaratën përfundimtare për dorëzimin e dosjes së nominimit*
  • Pajisje monitorimi për Drejtorinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shkodër dhe Parqet Kombëtare në Podgoricë/Virpazar
  • Veprim pilot për ruajtjen e habitatit të Pelophylax shqipericus, bretkosa sub-endemike e liqenit.
  • Veprim pilot për ruajtjen nga dëmi i species bimore invazive Amorpha fruticose