Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) filloi programin ‘Njeriu dhe Biosfera’ në 1970, si një program shkencor ndërqeveritar që thekson rëndësinë e vendosjes së një ekuilibri midis ruajtjes së biodiversitetit nga njëra anë dhe nevojave zhvillimore të komuniteti lokal nga ana tjetër.
Si pjesë e këtij Programi, u krijua një rrjet mbarëbotëror i rezervave të biosferës, si zona të njohura ndërkombëtarisht që promovojnë zgjidhje për një marrëdhënie harmonike midis mbrojtjes së biodiversitetit dhe përdorimit të qëndrueshëm të tij, nëpërmjet përmbushjes së tre funksioneve bazë të rezervave të biosferës:
- Funksioni mbrojtës – rezervat kontribuojnë në ruajtjen e peizazheve, ekosistemeve, specieve dhe diversitetit gjenetik;
- Funksioni zhvillues – rezervat nxisin zhvillimin ekonomik dhe social, si nje zhvillim te qendrueshëm ne aspektin socio-kulturor dhe ate ekologjik;
- Funksioni logjistik – rezervat ofrojnë mbështetje për kërkimin, monitorimin, edukimin dhe shkëmbimin e informacionit për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Programi Njeriu dhe Biosfera ishte ndër të parët në botë që theksoi rëndësinë e vendosjes së një ekuilibri midis ruajtjes së diversitetit biologjik dhe nevojave zhvillimore të komunitetit lokal, për këtë arsye u mbështet nga Kongresi Botëror i Parqeve dhe sot ai kontribuon në zbatimin e Konventës për Diversitetin Biologjik dhe Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit të OKB-së.
Detyra themelore në menaxhimin e rezervës biosferë është krijimi i një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet ekspertëve të ndryshëm dhe grupeve të njerëzve në planifikimin e mbrojtjes dhe zhvillimit të zonës, për shëmbull., shkencëtarë dhe ekspertë nga sfera e shkencave natyrore dhe sociale, aktorë nga mjedisi, sektori i mbrojtjes, përfaqësues të sektorit publik dhe pjesëtarë të komunitetit lokal.
Më shumë detaje rreth procesit të përcaktimit të MAB të UNESCO-s mund të gjenden këtu:
en.unesco.org/biosphere/designation