Partnerët e projektit

  • EDEN është aplikanti kryesor në këtë projekt, dhe një organizatë që vjen me përvojë të fortë në menaxhimin e projekteve, politikat mjedisore dhe kapacitet shkencor. Organizata ka një rrjet të mirë me palët e interesit, universitetet dhe ekspertët në rajon dhe në nivel ndërkombëtar. EDEN ka përvojë të drejtpërdrejtë me të gjitha grupet e synuara të projektit dhe është ndër OJQ-të kryesore mjedisore në proceset pjesëmarrëse.
    www.eden-al.org

 

  • EnvPro, Mali i Zi, është një partner në këtë projekt dhe sjell ekspertizë globale dhe vendore në metodat, mjetet dhe qasjet për programin bashkëkohor të rrjetit MAB BR të UNESCO-s dhe vendet e ekselencës, gjithashtu përvojë në proceset multisektorale dhe pjesëmarrëse, dhe njohuri në menaxhimin e zonave të mbrojtura, monitorimin dhe programet e komunikimit.
    envpro.me/en

 

  • Agjencia Publike e Parqeve Kombëtare të Malit të Zi  është partner në Mal të Zi, si institucion i mandatuar në menaxhimin e parqeve kombëtare në Mal të Zi, përfshirë liqenin e Shkodrës, dhe në këtë projekt merr pjesë në të gjitha aktivitetet e projektit dhe udhëheq aktivitetet që lidhen me ruajtjen.
    nparkovi.me/en

 

  • Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri është një partner në Shqipëri, institucion i mandatuar me menaxhimin dhe administrimin e zonave të mbrojtura, ai do të jetë përbërësi kryesor i procesit të përgjithshëm, por gjithashtu do të ketë një rol udhëheqës në mbështetjen e zhvillimeve të programeve të monitorimit dhe zbatimin e aktiviteteve të ruajtjes.
    akzm.gov.al

 

  • Ministria e Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut është partner i asociuar në Malin e Zi dhe kryen detyra administruese në lidhje me: përgatitjen dhe monitorimin e rregulloreve dhe planifikimin strategjik të sistemeve në fushën e turizmit, ekologjisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të Veriu.
    www.gov.me/en/mert

 

  • Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit  e Malit të Zi është partner i asociuar. Agjencia kryen detyra profesionale dhe administrative përkatëse në fushën e mbrojtjes së mjedisit, përkatësisht monitorimin e mjedisit, përgatit analiza dhe raporte, lëshon leje dhe komunikon me autoritetet dhe organizatat përkatëse vendase dhe ndërkombëtare, si dhe me publikun.
    epa.org.me

 

  • Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri – është partner i asociuar i projektit në Shqipëri dhe përfaqëson institucionin kryesor dhe drejtues për hartimin e politikave mjedisore dhe të zhvillimit të turizmit, planeve të veprimit dhe monitorimit të tyre nëpërmjet agjencive përkatëse.
    turizmi.gov.al

 

Donatori

Ky projekt financohet nga BE, përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi Shqipëri 2014 – 2020.

www.cbc-mne-alb.org