Publikohet sondazhi I parë I opinionit publik në zonën nderkufitare AL-MNE

Çfarë mendojnë qytetarët në këto territore për përfitimet dhe sfidat e tyre jetësore?
Si e shohin ata vendin e tyre si një Rezervë Biosphere Ndërkufitare e ardhshme e UNESCO-s?

Ky informacion dhe shumë më tepër, tani janë në dispozicion për të gjithë aktorët e interesuar përmes raportit fillestar të sondazhit publik, dokumentit të parë të publikuar nga projekti ynë.

Sondazhi i Opinionit Publik u krye gjatë periudhës gusht-shtator 2023 në zonën ndërkufitare Shqipëri-Mali i Zi. Në sondazh morën pjesë 355 banorë të cilët janë shpërndarë në mënyrë të rastësishme në 10 bashki dhe 124 njësitë e tyre (fshatra/qytete/komuna etj.). Analiza dhe interpretimi i të dhënave rezultuan në gjetje interesante. Në raport ato paraqiten në grafikë, analiza të ndërlidhura dhe grafikë vizualë, dhe përshkruhen me interpretim dhe jo vetëm me rrëfim figurash.

84.9% e të anketuarve kanë jetuar pranë liqenit të Shkodrës dhe lumenjve të tij që nga lindja e tyre dhe 65% kanë deklaruar se u pëlqen përfundimisht të jetojnë atje. Afërsia me kufirin Shqipëri-Mali i Zi konsiderohet për shumicën e qytetarëve (80% e tyre) si pozitive dhe një mundësi në jetën e tyre. Ajri i pastër, natyra e bukur dhe ushqimi i mirë janë identifikuar si atraksionet më të mëdha turistike të zonës. Aktivitetet e ekoturizmit përmenden si biznese potenciale të së ardhmes që vendasit do të donin të investonin për jetën e tyre të ardhshme ekonomike. 70% e të anketuarve do të dëshironin që fshati/zona e tyre të bëhej pjesë e Rezervës së Biosferës. 26% e pjesëmarrësve nuk janë të interesuar dhe vetëm 4% e pjesëmarrësve nuk do të dëshironin që fshati/zona e tyre të bëhej pjesë e Rezervës së Biosferës.

Ju ftojmë të lexoni më shumë në raport, të merrni më të mirën nga këto shifra dhe t’i përdorni ato për interpretimet tuaja!

Citizens` Survey_Baseline Report_2023 (PDF)

RECENT POSTS