Përhapim fjalën: përditësime në kohë reale mbi rrugëtimin e pellgut ujëmbledhës të liqenit të shkodrës për t’u bërë një rezervë biosfere ndërkufitare!

Në një fushatë të përkushtuar dy-ditore në terren në Bashkinë Shkodër dhe Bashkinë e Malësisë së Madhe, bashkuam forcat me stafin e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Shkodër dhe vullnetarët nga Drini Times dhe Shoqata Well Point për të shpërndarë afishime me barkode të cilat lidhin qytetarët në kohë reale me informacione mbi rrugëtimin e Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës drejt një Rezerve Biosfere Ndërkufitare. Barkodet i drejtojnë qytetarët direkt në faqen e web-it të projektit https://skadarlake-tbr.org/, duke ju ofruar kështu informacion në kohë reale dhe përditësime në lidhje me aktivitetet e projektit që suportojnë dorëzimin e dosjes së Nominimit në UNESCO MAB.

Fushata në terren filloi në Bashkinë Malësi e Madhe, duke përfshirë komunitetet e Koplikut, Vrakës, Omarajt, Culajt dhe Grizhës. Të vendosura strategjikisht në hapësira publike, përgjatë rrugëve me vizibilitet të lartë dhe në struktura të agroturizmit dhe bizneset lokale, afishimet shërbejnë si një dritare për më shumë informacion, lehtësisht të aksesueshme.

Përtej shpërndarjes, ekipi ynë u angazhua aktivisht me stafet e bizneseve dhe komunitetin, duke ndarë njohuri mbi iniciativën ambicioze për të shpallur Pellgun Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës si një Rezervë Biosfere Ndërkufitare në UNESCO — një arritje që do të nxisë zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e rajonit.

Pas punës sonë në Malësinë e Madhe, fushata u shtri në Shkodër, duke përfshirë zonat nga Zogaj në Shirokë dhe qendrën e qytetit.

Ndërsa kaloni Urën e Bunës dhe shëtisni përgjatë Shëtitores ‘Molos’—një shëtitore shumë e frekuentuar dhe e mbushur me njerëz—do të vini re afishime të bardha, në formë të rrumbullakët ose katrore me barkode. Nëse shihni një të tillë, ju inkurajojmë të ndaloni, ta skanoni dhe të eksploroni vizionin për Pellgun Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës, duke zbuluar përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen e tij.

Më shumë se 100 barkode janë shpërndarë, 6 zona rurale dhe 2 zona urbane janë mbuluar në këtë fushatë në terren, përcjella e informacionit ndaj qytetarëve u bë në mënyrë direkte përsa i përket projektit dhe iniciativës në mënyrë që të transmetojmë jo vetëm informacion, por në të njëjtën kohë, një kuptim të gjerë të prosesit si dhe të benefiteve dhe rezultateve të tij.

Kjo nismë nuk është një rrugë që e ndjekim të vetëm. E ardhmja e Liqenit të Shkodrës është një përgjegjësi e përbashkët, një përpjekje kolektive për të mbrojtur një nga thesaret natyrore më unike të Ballkanit. Për banorët lokalë, liqeni është më shumë sesa një peizazh i bukur—ai është një pjesë domethënëse e identitetit, jetës së përditshme dhe kulturës së tyre.

Aktorët lokalë, të përkushtuar ndaj ruajtjes dhe qëndrueshmërisë, kanë qenë thelbësorë në mbështetjen e kësaj iniciative. Përkushtimi i tyre, së bashku me bashkëpunimin e institucioneve publike, ka qenë vendimtar në avancimin me sukses të vizionit të Liqenit të Shkodrës si një Rezervë Biosfere Ndërkufitare. Nëse arrihet, ky status do ta bëjë atë rezervatin e dytë të tillë në Shqipëri, pas Rezervës së Biosferës Ndërkufitare Prespa-Ohrid.

Puna jonë në Pellgun Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës ka forcuar një të vërtetë të rëndësishme—ky nuk është thjesht një projekt, por një vizion i përbashkët. Është një lëvizje drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, një angazhim kolektiv për të mbrojtur dhe kultivuar një mrekulli natyrore që përcakton rajonin. Së bashku, mund të sigurojmë që Liqeni i Shkodrës të lulëzojë për brezat që do të vijnë!

RECENT POSTS