Workshopi i Parë Kombëtar për Shpalljen e Liqenit të Shkodrës një Rezervë Biosfere Ndërkufitare, mbajtur në Podgoricë, Mal i Zi

Workshopi i Parë Kombëtar u zhvilluar në datat 15 – 17 Prill 2024 në Podgoricë, Mal i Zi.  Pritja është bërë nga partneri i projektit Environment Porgram (EnvPro). Ky event shënjoi një hap bashkëpunues të rëndësishëm drejt përcaktimit prestigjioz të UNESCO-s të Njeriut dhe Biosferës.

Workshopi bëri bashkë një grup të larmishëm me 30 aktorë nga sektorë të ndryshëm nga Mali i Zi. Këta pjesëmarrës, të bashkuar nga dedikimi dhe entuziazmi, punuan bashkërisht për të adresuar sfidat kyesore dhe çështjet strategjike në shpalljen e Rezervës Ndërkufitare të Biosferës. Qëllimi është të promovohet konservimi i biodiversitetit dhe nxitja e marrëdhënieve harmonike midis aktiviteteve njerëzore dhe mjedisit natyror. Suksesi i workshopit ëshë një testament i shpirtit bashkëpunues dhe qasjes proaktive të ekipit SLW – TBR, e cila mbetet e palëkundur në misionin e saj për të zgjidhur çdo pengesë dhe për të ecur përpara me planifikimin strategjik. Workshopi mbuloi tema të prezantimit dhe të kuptuarit të konceptit MAB të UNESCO-s, dhe tema rreth fushës së veprimit, vlerave dhe objektivave të ruajtjes, përdorimit aktual të zonës dhe objektivave të mirëqenies njerëzore, si dhe shërbimet e ekosistemit. Dita e tretë e workshopit u dedikua dhe u mbyll me një analizë GAP dhe identifikimin e potencialeve dhe objektivave për përpjekjet e ardhshme të ruajtjes.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Pellgu Ujëmbledhës i Liqenit të Shkodrës – Një Rezervë Biosfere Ndërkufitare” i cili mbështetet financiarisht nga BE nëpërmjet Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe zbatohet nga: qendra EDEN, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri dhe EnvPro dhe Agjencia Publike e Parqeve Kombëtare të Malit të Zi.

RECENT POSTS